Pages

Saturday, May 25, 2013

Rrahje masive e tifozëve në Londër (Video)

Situata në Londër para finales së madhe të Ligës së Kampionëve është tensionuar tej mase, pasi tifozët e Dortmundit janë përplasur fizikisht me ata të Bayern Munichut. Mijëra tifozë po qëndrojnë tash e dy ditë rrugëve të Londrës, sidomos pranë stadiumit Wembley, ndërsa frika e përleshjeve mes tifozëve duket se ka qenë e drejtë. Në ora 9:00 të mëngjesit sipas kohës lokale në Londër, tifozë të Dortmundit janë përleshur fizikisht në mënyrë masive me tifozët e Bayernit. Rrahja zgjati disa minuta, para se policia londineze intervenoi që të qetësonte situatën. Dortmundi dhe Bayerni përballen sonte mbrëma për trofeun e madh të Ligës së Kampionëve.